Sa qytetarë dolën për të votuar në qendër të Zveçanit?


Gjatë pasdites në qendër të komunës së Zveçanit dhe në fshatrat përreth kësaj komune është shtuar vetëm frika e qytetarëve serbë për të votuar. Në qendrën më të madhe të votimit në këtë komunë ku kanë të drejtë mbi pesë mijë qytetarë për të votuar, vetëm katër persona me në krye me kandidaten për kryetare Sllagjana Pantoviq, kanë shfrytëzuar të drejtën e votës. Edhe nga shqiptarët ka dalje të ulët në krahasim me zgjedhjet e kaluara, njofton Klankosova.tv. Nuk është raportuar ndonjë incident, teksa siguria ka qenë e madhe nga forcat e rendit.