Prishtinë: Nënat grinden, djemtë rrihen


Dy persona janë përfshirë në një rrahje në Prishtinë, të enjten rreth orës 22 e 30, pasi nënat e tyre u grinden në mes vete. Sipas policisë, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. “Viktima femër kosovare, ka raportuar se pas një mosmarrëveshje me të dyshuarën femër kosovare, ka ardhur deri te përleshja e dy djemve të tyre, të dyshuarve meshkuj kosovarë. Në këtë rast lëndime të lehta merr edhe dëshmitarja femër kosovare. Lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuarit dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.