Dera e xhamisë në Ferizaj punohet nga vëllai i dhe nipi i Ipeshkvit të Kosovës


Bashkësia Islame e Kosovës ka bërë të ditur se dera e xhamisë në fshatin Gaçkë në Ferizaj është punuar nga mjeshtri Zef Gjergji dhe djali i tij Emanueli të cilët njëkohësisht janë vëllai, respektivisht nipi i Ipeshkvit të Kosovës, Imzot Dodë Gjergji. Në njoftimin e tyre bëhet e ditur se dera peshon rreth 700 kilogramë, përcjell Klankosova.tv. “Dera e kësaj xhamie, përveç së është punuar në mënyrë të shkëlqyer që do ta zbukurojë edhe më shumë këtë xhami, kjo punë veç tjerash tregon edhe nivelin e lartë të harmonisë fetare që mbizotëron në vendin tonë. Dera peshon rreth 700 kilogramë, ndërsa e veçanta e saj është doreza prej bronzi e punuar nga skulptori Agon Qosa”, thuhet tutje në njoftim.