Zyrtare: Arti Hajdari i bashkohet skuadrës më të trofeshme në Kosovë


Lajmin e ka bërë të ditur klubi nga kryeqyteti përmes një njoftimi në faqen zyrtare, shkruan MomentNews. Hajdari së fundi ishte pjesë e KB Pejës, ku arriti të fitoj titullin e Kampionit. Njoftimi i plotë: ZYRTARE: ARTistikisht, shtëpia e kampionëve rritet edhe me një kampion! Arti Hajdari i cili ka qenë pjesë e skuadrave si Rahoveci, Feronikeli, Ponte Prizreni dhe Peja, nënshkruan kontratë dyvjeçare me klubin më të trofeshëm në vend. Hajdari specialitet i ka gjuajtjet nga distanca ku gjatë sezonit të kaluar pati saktësi të mrekullueshme në gjuajtjet për 3 pikë (45%). MIRËSEVJEN NË SHTËPINË E KAMPIONËVE, ARTI/MomentNews/